Pasditën e së dielës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku të përfshira janë tre automjete.
Për pasojë dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Për Gazeta Enigma, rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma