Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth mesditës në qendër të qytetit të Gjilanit, saktësisht në rrugën “Abdullah Tahiri”, ku një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur, raporton Gazeta “Enigma”.
Njësitë e Policisë së Kosovës kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të menaxhuar situatën.
Ekipet e ndihmës së shpejtë gjithashtu kanë ndërhyrë me shpejtësi, duke u kujdesur për personat e lënduar, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e saktë shëndetësore e të lënduarve apo numri i saktë i personave të përfshirë.
Gazeta Enigma është në pritje te një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës për aksidentin.