Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, si pasojë nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Autostrada “Arben Xhaferi”, KM 29 Ferizaj – Prishtinë (NN) 04.03.2022 – 13:15. Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./GazetaEnigma/