Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llapushnik të Drenasit, ku lëndime trupore kanë pësuar katër persona.
Detaje për Gazetën Enigma ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:50 dhe njësitet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në një automjet të vetaksidentuar.
“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.