Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e vetaksidentimit me automjet në fshatin Gllarevë të Klinës, raporton Gazeta Enigma.
Rastin për Gazetën Enigma, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rasti ka ndodhur në orën 07:20 në fshatin Gllarevë të Klinës, derisa nga ky vetaksident një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Rugova për Gazetën Enigma.