Për shkak të stuhisë së fortë dhe pamjes së dobët, një përplasje e drejtpërdrejtë e dy veturave ka ndodhur në rrugën ndërmjet Graçanicës dhe fshatit Llapllasellë. Një person është transportuar në spitalin e Graçanicës.
Rreth orës 13 janë përplasur veturat BMW dhe Opel Zafira. Siç raportojnë mediat lokale në Graçanicë, një grua e cila ishte në sediljen e pasagjerit është lënduar. Ajo është dërguar në spitalin e Graçanicës.
Një patrullë e policisë ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen hetimet./Gazeta Enigma/