Aksident në Pozheran të Vitisë, lëndohet rëndë një biciklist

Aksident në Pozheran të Vitisë, lëndohet rëndë një biciklist

Një aksident i rëndë trafiku mes një veture dhe një biçiklete ka ndodhur në fshatin Pozharan të Vitisë, raporton Gazeta Enigma.

Lidhur me këtë rast, Gazeta Enigma ka biseduar me komandantin e Policisë në rajonin e Vitisë, Afrim Halili.

Ai tha se lëndime më të theksuara ka çiklisti, ndërsa dy të përfshirët tjerë janë në gjendje më të mirë.

“Një aksident me lëndime të rënda, lëndimet janë serioze, por sipas informacioneve të fundit personat e përfshirë në aksident janë jasht rrezikut për jetë” tha Halili për Gazetën Enigma.

“Një biciklist është i lënduar pakëz më shumë, ndërsa dy pasagjer të veturës janë me lëndime më të lehta” përfundoi ai.

/Gazeta Enigma/

Related Articles