Qeveria thotë se ka arritur marrëveshjen me Pfizer, vaksinat janë blerë

Qeveria thotë se ka arritur marrëveshjen me Pfizer, vaksinat janë blerë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka thënë se janë përmbyllur me sukses negociatat për ardhjen e vaksinave dhe Kosova ka arritur të blejë vaksina ‘Pfizer’.

Ai nuk dha shumë detaje se sa është numri i blerë, kur do të vijnë apo kur do të fillojnë të shpërndahen.

“Janë përmbyllur në mënyrë të suksesshme negociatat për ardhjen e vaksinave, me ç’rast ne kemi blerë vaksinat Pfizer dhe tash duke iu falënderuar, ne do të mund të bëjmë vaksinim edhe përtej grupeve me prioritet dhe të shkojmë në mënyrë të sigurt që të përmbyllim me sukses vaksinimin e 60% të qytetarëve të vendit tonë brenda këtij viti”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Related Articles