Unione Sindacale di Base dhe Rete Iside në Itali vazhdojnë të monitorojnë vdekjet në punë dhe në vitin 2023 situata po bëhet më e rëndë dita ditës.
Sipas medieve italiane, e enjtja e 13 prillit shënoi 12 viktima në punë. Mes tyre edhe një 57-vjeçar shqiptar.
Sipas raportmeve, në repartin e djegieve të spitalit të Padovës, nga plagët e shkaktuara nga një shpërthim ka humbur jetën një punëtor shqiptar 57-vjeçar.
Vdekja ndodhi më 5 prill, por lajmi u dha vetëm pas një jave.