Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet motoçiklisti

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë ku si pasojë është lënduar një motoçiklistë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i lënduari është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 13:00 në rrugën  Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një  automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit një person( ngasësi i motoçikletës)ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles