Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen katër persona

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si rezultat i një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në fshatin Slivovë, rruga Prishtinë- Gjilan.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, tha se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

Personat e lënduar si rezultat i aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Related Articles