Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, në afërsi të Aerportit “Adem Jashari”, raporton Gazeta Enigma.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një kamion dhe një traktor.
Komandanti i Njësisë së Autostradës në PK, Ismajl Fejzullahu ka konfirmuar aksidentin.
“Po, ka ndodhur një aksident mes një kamionit dhe një traktorit. Lëndime ka pësuar traktoristi. Janë lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë. Tani rruga është e lire për qarkullim”, deklaroi ai. / Gazeta Enigma.