Sot rreth orës 18:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rrugën B në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Policia e Kosovës lidhur me këtë rast, tha se është lënduar një person dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Rasti vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
“Sot rreth orës 18:00 në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e Policisë.