Aksident trafiku mes katër veturave në Ferizaj, tetë të lënduar

Aksident trafiku mes katër veturave në Ferizaj, tetë të lënduar

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturave që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Softaj të Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ku edhe ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:50, derisa të lënduarit pas trajtimit në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.

“Me datë 20.09.2025 , rreth orës 17:50 ka ndodhur aksident trafiku me lëndime, ku janë përfshirë katër vetura me targa vendore. Si pasoj e këtij aksidenti lëndime trupore ka marr tetë persona, te cilit pas tretmanit Mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, tha Veseli. /Gazeta Enigma/

Related Articles