Aksident trafiku në fshatin Slivovë

Aksident trafiku në fshatin Slivovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Slivovë, raporton Gazeta Enigma.



Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka njoftuaur se një person ësht1ë lënduar dhe i njejti është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamionetë dhe dy vetura.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë respektivisht në fshatin Slivovë. Në aksident janë përfshirë një kamionetë dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është  ofruar ndihma mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë ai.

Related Articles