Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht tek Liqeni i Badovcit.
Lajmin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se një kombi ka dalë nga rruga, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 09:00,në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, konfirmon Policia e Kosovës për Enigmën.
Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vet-aksidenti./Gazeta Enigma/