A po shkon Greqia drejt njohjes së Kosovës?

A po shkon Greqia drejt njohjes së Kosovës?

Janë shtuar zërat që thonë se Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Ndonëse Greqia nuk e njeh Kosovën si shtet, ministrja e Jashtme e Kosovës së shpejti pritet ta vizitojë Greqinë.

Në një përgjigje me shkrim nga kjo ministri, thuhet se Gërvalla ka pranuar ftesën nga Greqia dhe se e njëjta pritet të ndodh shumë shpejt.

Ky thellim i raporteve mes Kosovës dhe Greqisë nuk janë lajm i mirë për Serbinë. Presidenti serb Vuçiq thotë se këto zhvillime nuk janë lajm i mirë për vendin e tij.

“Nuk do të doja të flisja para se të dimë diçka më shumë në këtë drejtim. Meqenëse ka pasur disa ndryshime në këto marrëdhënie, pres që të shoh nëse bëhet fjalë për një zyre tregtare apo diçka më shumë mes Prishtinës dhe Athinës. Do ta shohim”, ka deklaruar Vuçiq.

Ndërkohë është raportuar se gjatë muajit qershor në Kosovë do të zhvillojë një vizitë zyrtare edhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Edhe Dushan Janjic nga Forumi për Marrëdhëniet Etnike ka deklaruar dje për një medium serb se “Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”.

“Hapja e Zyrës së Kosovës në Greqi është rezultat i drejtpërdrejtë i Trump dhe një rezultat indirekt i Marrëveshjes së Uashingtonit, kështu që nuk ka asnjë befasi, Greqia po shkon drejt njohjes së Kosovës”, deklaroi Janjic./Gazeta Enigma/

Related Articles