Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen katër persona

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.



Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se aksidenti ka ndodhë rreth orës 16:00.

“Sot rreth orës 16:00,në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë,ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti theksoi se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 34 me dëme materiale. /Gazeta Enigma/

Related Articles