Policia e Kosovës jep detaje për sulmin seksual ndaj nxënëses së klasës së parë në Prishtinë

Policia e Kosovës jep detaje për sulmin seksual ndaj nxënëses së klasës së parë në Prishtinë

Gjatë ditës së shtune në media është raportuar për një rast të dhunës seksuale në një shkollë në Prishtinë. Për këtë rast është publikuar edhe një video.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se nga zyrtarët e shkollës kemi pranuar një informacion me ndjeshmëri, i cili është trajtuar në koordinim me drejtuesit e shkollës, zyrtarët e Qendrës për Punë dhe Mirëqenie Sociale si dhe Prokurorin e shtetit.

Për shkak të moshës së personave të përfshirë në këtë ngjarje dhe rrethanave specifike, me rekomandim të prokurorit, rasti po trajtohet nga Qendra për Punë dhe Mirëqenie Sociale, deklaroi Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles