Aksident trafiku në Volljakë të Klinës, lëndohen tre persona

Aksident trafiku në Volljakë të Klinës, lëndohen tre persona

Sot rreth orës 16:00 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Volljakë të komunës së Klinës, ku si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zyrtari për Informim i Policisë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.

Related Articles