Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është liruar nga spitali shtetasi i Kosovës që ishte në kujdes intensiv në Kroaci, i cili kishte marrë lëndime të rënda gjatë aksidentit të autobusit ku humbën jetën dhjetë kosovarë.
Sveçla ka thënë se gjendja e tij është stabile, ndërkaq ai është dërguar në Gjermani për trajtim të mëtutjeshëm.
“Gjendja e tij është stabile dhe falë angazhimit të mjekëve dhe të gjitha autoriteteve kroate si dhe zyrtarëve tanë nga Ambasada jonë në Kroaci, ai sot është nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani deri në përmirësim të plotë të shëndetit të tij”.