Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit mes dy veturave dhe një kamioni në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë, konkretisht në fshatin Llaushë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai bëri të ditur po ashtu se pos dy të lënduarve, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe dëme materiale.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, tha ai.
