Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tapizë-Derven, ku dy automjete me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetërën.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.
Policia e Shtetit njofton janë lënduar pasagjerët e njërit automjet, 20-vjeçarja, 30-vjeçarja dhe 23-vjeçarja të cilat janë dërguar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
Kurse, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 11.08.2021, rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tapizë-Derven, janë përplasur 2 automjete me drejtues shtetasit A. Sh., dhe F. K. Si pasojë e përplasjes janë lënduar pasagjerët në mjet, shtetaset A. R., 20 vjeçe, Xh. Sh., 30 vjeçe dhe M. M., 23 vjeçe, banuese në Kosovë, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.