Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës të hënën kanë nisur ditën me një aksion të përbashkët për vepra penale që lidhen me korrupsionin, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Kaltrina Shala, e cila ka theksuar se në këtë aksion janë arrestuar katër persona.
Sipas saj, dy nga të dyshuarit janë arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të tjerë për pranim të ryshfetit në sektorin privat.
“Është duke u zhvilluar një aksion i Prokurorisë bashkë me Policinë ndaj katër personave, dy nga ta për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dy të tjerë për pranim të ryshfetit në sektorin privat. Për informacione të tjera do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Shala për Enigmën.
