Një aksion i madhë kundër mashtrimeve me patent-shofer është duke u zhvilluar në rajonin e Pejës, raporton Gazeta Enigma.
Ky aksion është duke u bërë nga Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit, për Gazetën Enigma.
“Policia e Kosovës, Drejtoria rajonale në Pejë në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës, që është në zhvillim e sipër. Ka edhe të arrestuar, por meqë aksioni është në zhvillim e sipër detajet e tjera do bëhen publike pas përfundimit të aksionit”, theksoi ai.
Ndërkohe Enigma ka pyetur nëse një aksion i tillë do vazhdojë edhe në komunat e tjera, porse një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga Prokuroria. / Gazeta Enigma.