Një aksion policor i zhvilluar paraditen e së martës në veri të Kosovës ka rezultuar me konfiskimin e disa armëve dhe municionit.
Gjatë operacionit në Mitrovicën e Veriut, janë sekuestruar kallashnikovë, fishekë, antiplumba, uniforma dhe disa bomba, shkruan Gazeta Enigma.
Ky aksion ka pasur si qëllim përforcimin e rendit dhe sigurisë në rajon.
Lajmin për Gazeta Enigma e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani./GazetaEnigma/