Aksioni i Policisë – Arrestohen shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë në Ministrinë e Mjedisit

Aksioni i Policisë – Arrestohen shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë në Ministrinë e Mjedisit

Policia e Kosovës sot ka vazhduar operacionin në tri qytetete të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.

Bastisja është duke u zhvilluar në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, derisa këto bastisje janë vazhdim i aksionit për ndërtimet në Brezovicë.

Nga ky aksion, Prokuroria e Ferizajt bën të ditur se deri tani janë arrestuar shtatë persona dhe dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Related Articles