Të hyrat vjetore për vitin 2021 ishin mbi 1 miliard euro

Të hyrat vjetore për vitin 2021 ishin mbi 1 miliard euro

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka bërë të ditur se të hyrat vjetore për vitin 2021, raporton Gazeta Enigma.

Ai në një konferencë për media bën të ditur se këto të hyra kanë qenë 1.37 miliard euro, 320 milionë më shumë se në vitin 2020.

Në një konferencë për media, ai u shpreh se viti i kaluar ka qenë sfidues për ta, por që ata kanë arritur objektivat e tyre.

“Viti që lamë pas ka qenë një vit i brishtë për shkak të sfidave, mirëpo ka pasur mundësi që ti arrijmë objektivat. Një prej sfidave ka qenë rritja e vëllimit të të hyrave. Dogana ka pasur një strategji në ofrimin e kushteve për të gjithë, reformë të proceseve kyçe për evazion fiskal dhe kemi pasur një bashkëpunim me biznese dhe qytetarë. Të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliard euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar. Kemi pasur të hyra edhe 16 për qind më shumë se në vitin 2019”, ka deklaruar ai.

Llugaliu tregoi se edhe importi ka shënuar rritje krahasuar me vitet paraprake e që mbërrin shifrën e 4.6 miliardë eurove.

“Te importi kemi pasur 4.6 miliardë euro, krahasuar me vitet paraprake ka pasur 3.5 miliardë euro”, shtoi ai.

Related Articles