Aktivistja Albulena Fazliu merret peng nga ushtria e Izraelit në flotën humanitare, KMVF kërkon lirimin e saj

Aktivistja Albulena Fazliu merret peng nga ushtria e Izraelit në flotën humanitare, KMVF kërkon lirimin e saj

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar pas marrjes peng të mbi 500 aktivisteve e aktivistëve ndërkombëtarë nga ushtria izraelite (IDF).

Sipas tyre peng është marrë edhe aktivistja shqiptare Albulena Fazliu, një refugjate e luftës nga Kosova që jeton në Gjermani.

“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë dhe njëherë e mirë të marr pozicion politik dhe të thërras për ndalim të shfarosjes së popullit palestinez nga Izraeli”.

Në reagim thuhet se është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë që të qëndrojnë krah për krah me Albulenën.

Ndryshe, flota me 40 anije ndërkombëtare po përpiqet të dërgojë ndihma humanitare për popullin palestinez në Rripin e Gazës.

Related Articles