Kryeministri Albin Kurti edhe sot po zhvillon takim me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi po mbahet në ambientet e Kuvendit.
Kurti edhe dje u takua me të parin e LDK-së, teksa raportohet se ka pasur takim pastaj edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Këto takime po mbahen teksa çështja e presidentit ende nuk ka një emër të përveçëm, ndërsa partitë po kërkojnë një figurië konsensuale për këtë post.
Afati i fundit është 5 marsi, ose vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes partive.
