Akuzohej si spiun, dëshmitari në Hagë thotë se ishte roje pylli në kohë të regjimit serb

Akuzohej si spiun, dëshmitari në Hagë thotë se ishte roje pylli në kohë të regjimit serb

Është duke vazhduar mbajtja e seancës gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Prokuroria është duke vazhduar me pyetje ndaj dëshmitarit të nëntë në këtë rast.

Ky dëshmitar ka deklaruar se ka dëshmuar edhe në disa procese të tjera gjyqësore në Kosovë, përfshirë edhe rastin e Latif Gashit.

Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se ka nënshkurar një document nën forcë.

Duke pretenduar se ai ishte arrestuar nga UÇK-ja pasi që dyshohej se punonte për Serbi. Por, dëshmitari tha se ai kishte punuar në kohën e regjimit serb, si roje pylli, roje që drunjtë të mos priheshin. Por, përmenden edhe disa dokumente të gjetura të Beogradit.

Dëshmitari ka përmendur edhe dy emra të tjerë, një personi të vrarë, që pretendon se e ka vrarë UÇK-ja.

Gazeta10 ka sjellur një pjesw të dëshmisw së dhënë:

Prokuroria: Nuk po flas për dikë që ka nënshkruar dokumentin, po ju pyes a keni parë ndonjërën nga këto nënshkrime? Kur ju thatë se anëtarët e UÇK-së iu ndaluan, a arritët të nxorët armën?

Dëshmitari: Jo, s’ishte e mundur as të ndodhte një gjë e tillë, se ishin shfaqur papritur dhe ishin 3 metra larg meje.

Prokoruria: Pse keni thënë pra kështu dhe nënshkruar atë kur s’ka ndodh?

Dëshmitari: S’e duhej ta nënshkruaja që të lirohesha. Ky dokument mban datën 20 shtator ditën që jam liruar.

Prokuroria: A po thuni që nëse s’do nënshkruheshin frikësoheshi se s’do të liroheshi?

Dëshmitari: As nuk isha mjaftueshëm i vetëdijshëm se kam nënshkruar se nuk do të shkel më në Kosovë, që nuk do të shkel më Kosovë sepse po të nënshkruaja do të lirohesha.

Prokuroria: Besonit që s’kishit zgjidhje tjetër dhe duhej ta nënshkruanit këtë dokument?

Dëshmitari: S’kishte zgjidhje tjetër.

Prokuroria: Në dëshminë që keni dhënë kundër Latif Gashit dhe të tjerëve që sapo u pranua si provë, ju diskutonit për një person të ndaluar bashkë me ju që quhej Sabit Berisha, a e dini se përse ishte ndaluar?

Dëshmitari: Ai më tregoi që tre ditë pasi ishte arrestuar, në fakt atë e kishin rrahur po aq keq sa mua dhe kur u bë i ndërgjegjshëm më tregoi se ai kishte bashkëpunuar me disa serbë dhe i ishin gjetur disa dokumente të Beogradit në pronësi të tij dhe kjo ishte arsyeja që ishte arrestuar ai.

Prokuroria: A të tregoj çfarë dokumente

Dëshmitari: Jo… s’dëgjohet

Prokuroria: Një person tjetër Osman Sinani, në dëshminë e dhënë ju keni thënë se mbase ai është vrarë, a mësuat nga Fadil Syleviqi që ai ishte vrarë?

Dëshmitari: Këtë e kam dëgjuar nga Fadili, se Osmanin e kishin vrarë deri në vdekje, se kishin qenë bashkë në një dhomë. Kur mua dhe Sinanin na dërguan në pyll për të na ekzekutuar, ai u lidh te një pemë unë të një. Unë dëgjova që ai tha se a do ta pranosh që ke bashkëpunuar me serbët, s’e pranoj…. Më pas dëgjova një të shtënë, nuk mund të jem të sigurt, se ka dy versione. Por një ushtar erdhi më tha hape gojën e hapa, ai më tha a e pranon që ke punuar për ushtrinë serbe, unë s’e pranova. Isha thjehst roje pylli dhe ruaja pyllin. Arma nuk shtiu ishte bosh.

Prokuroria: Le t’i kthehemi Fadil Syleviqi.

Dëshmitari: Syleviqi tha se atij i kishin dhënë urdhër ta bënte këtë. Se ai gjithë merrte urdhëra nga Latif Gashi, ai merrte përgjegjësi për në.

Prokuroria: Të përqendrohemi të ajo cka ka thënë Syleviqi për vrasjen e Osman Sinanit. A të ka thënë se kush e ka rrahur atë

Dëshmitari: Ushtria e ka vrarë. Kush e ka dhënë urdhrin s’e di. UCK-ja e ka vrarë.

Prokuroria: Kur ja u tha këtë gjë Syleviqi

Dëshmitari: Ai ma tregoi këtë pasi na liruan. Ndoshta pas 5-6 ditë pasi na nxorrën për të u qëlluar. S’e di a ishte i ndaluar Syleviqi apo ka qenë një agjent sekret. Sepse askush s’e preku me dorë atë dhe ai mund të fliste me të gjithë. Ne të tjerët s’mund të flishim me askënd. Unë me askënd. Momenti i vetëm kur mund të flisja ishte kur Latif Gashi vinte më merrte në pyetje. Më vonë më dërguan tek Syleviqi të rrija, kur shkova më tha që Osmani s’ishte më dhe ishte vetë.

Prokuroria: Ku ka ndodhur kjo?

Dëshmitari: Në Bajgorë.

Related Articles