Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë fjalimit të tij të mbrëmshëm se agresioni rus nuk ishte kurrë i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe se e gjithë Evropa është objektiv i këtij agresioni.
Zelensky i kërkoi Perëndimit të vendosë një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me armë shtesë.
Ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte “një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”, raporton BBC
Zelensky tha se Ukraina është gati për një betejë të ashpër, pasi forcat ruse po grumbullohen në lindje të vendit.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, u shpreh tutje ai. / Gazeta Enigma.