Albani Hyseni zyrtarisht kryetar i Gjilanit, por cilat ishin premtimet e tij?

Albani Hyseni zyrtarisht kryetar i Gjilanit, por cilat ishin premtimet e tij?

Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, këtë të enjte është betuar si kryetar i Komunës së Gjilanit, shkruan Gazeta “Enigma”.

Gjatë këtij prezantimi ai u shpreh se do t’i ushtroj kompetencat e tij në pajtim me ligjet në fuqi. “Unë betohem se do t’u shtroj kompetencat e kryetarit të Komunës së Gjilanit në mënyrë të paanshme me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushte për një jetë të qetë për të gjithë”, tha Hyseni gjatë betimit.

Në hapjen e fushatës zgjedhore ai premtoi investime në fushën e mjekësisë, ku tha se do të ketë bashkëpunime që ndikojnë në mirëqenien dhe shëndetin e popullatës.

“Ofroi mbështetje dhe angazhim në këtë fushë, sidomos për mjete të analizave laboratorike e teknologji digjitale, të cilat janë tejet të vyeshme për inovacionet që ne tentojmë t’i sjellim”.

Fushata e Albanit në Gjilan

“Të prekësh qytetin e fshatrat e Gjilanit, është dicka që e kemi bërë me muaj të tërë. Por kjo nuk do të thotë se do të reshtim së bëri këtë. Vazhdimësia dhe qëndrueshmëria e afrimitetit tonë me banorët e Gjilanit, na ka karakterizuar dhe do të vazhdojë pafundësisht. Kjo marrëdhënie e fuqishme me ju, veçsa vjen e forcohet”.

Ai premtoi mbështetje edhe për bizneset e mesme dhe të vogla gjatë qeverisjes së tij

“Bizneset e mesme dhe të vogla qëndrojnë në vëmendje të qeverisjes sonë, duke patur parasysh potencialin e tyre për rritje e zhvillim, që rrjedhimisht ndikon në mënyrë pozitive edhe në nivelin lokal të komunës”.

As sporti nuk u la anash gjatë kësaj fushate të Albanit për Gjilanin

“Vëmendja ndaj sportit e sportistëve të Gjilanit, do e karakterizojë qeverisjen tonë të përbashkët të Komunës. Ndërtimi i stadiumit të qytetit, do të përfundohet në mandatin tonë qeverisës. Ndeshjet e derbit të qytetit, duhet të luhen aty ku përkasin, në Gjilan, e në prezencë të tifozerive të dy skuadrave”.

Theksojmë se Alban Hyseni ishte pjesë e shumë debateve televizive.

Pa dyshim gjatë këtij rrugëtimi Alban Hyseni kishte edhe mbështetjen e të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurtin

“Mbështetja e përkrahja që po e marrim, u pasqyrua më së miri edhe në vizitën e Kryeministrit, z. Albin Kurti në Gjilan”.

Njëheit, ai u shpreh se “Ne mësojmë e marrim shembuj, e vetëm duke qenë vigjilentë e të hapur ndaj të gjithëve, mundemi të rritemi e të arrijmë aty ku synojmë: një jetë më të mirë, për fëmijët tanë, për familjet tona, për miqtë e të afërmit. Është e rëndësishme që asgjë të mos harrohet”.

Fushata e Albanit në Zvicër dhe Köln të Gjermanisë

“Në Zvicër, e në Köln të Gjermanisë, na priti mërgata jonë për të diskutuar mbi programin tonë për qeverisje lokale. Me shqiptarët nga vende të ndryshme të Evropës që kishin ardhur, diskutuam për kontributin e mahnitshëm që mund të japin ata për zhvillimin e nevojshëm të Gjilanit të cilin ne po e premtojmë”.

Alani theksoi se “Besimin që Kosova vazhdimisht e ka marrur nga diaspora është një nga kontribuesit kryesor në mirëqenien e popullit tonë, e për këtë ne ju jemi përjetësisht falenderues bashkëqytetarëve tanë”.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Alban Hyseni shkoi në balotazh me kundër kandidatin e tij Lufti Haziri

“E kemi nisur rrugëtimin plotë energji dhe vullnet, të cilën banorët e Gjilanit e përkthyen fuqishëm me anë të votës. E ndryshuam mllefin e lënies në harresë, në votë për vizionin dhe plan programin e të ardhmes së dinjitetshme të Gjilanit”.

“Gjilani foli më fuqishëm se kurrë, me një zë që kumbon e jehon për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve Alban Hyseni fiton garën për Gjilanin

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, e ka fituar këtë komunë me 51.03%, ose  21 mijë e 374 vota.

Këtë të enjte gjatë pranimit të detyrë si kryetar i komunës së Gjilanit u zotua se do të jetë zë i gjithë qytetarëve të Gjilanit, dhe tha se do të punoj në të mirë të qytëtit deri në fund të mandatit.

“Banorë të Gjilanit faleminderit për besimin tuaj që tash po e përkthejmë në bashkëqeverisje për gjitha moshat, shtresat. Ky kuvend do të jetë zëri i gjithë qytetarëve, fshatrave. Qasja jonë do të jetë e njëjtë dhe e përbashkët, ,mbështetës apo ajo. Kërkoj nga ju që të bëheni faktor për të mirën e qytetit tonë, për të mirën e Gjilanit. Jeni e tashmja dhe e e ardhmja, jeni aktorët kryesor të asaj që do të vij në Gjilan”, deklaroi ai.

Alban Hyseni u lind më 23 tetor 1990 në Gjilan. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik dhe ka vijuar masterin në programin Juridik Penal. Alban Hyseni ka filluar punën si tutor studentësh në vitin e katërt të studimeve.

Më pas, gjatë viteve 2013-15, ka vazhduar punën si asistent në lëndët e fushës juridiko-penale.

Ka qenë i angazhuar edhe në pozitat si Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë (2013 – 2014), Zyrtar i Cilësisë (2014-2016) dhe më pas edhe si Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit “ARBËRI” si dhe ishte i angazhuar poashtu si Koordinator i UBT-së në Gjilan, si dhe është pjesë e stafit akademik në kuadër të Fakultetit Juridik, për lëndët e fushës Penale.

Ai është bashkuar Lëvizjes Vetvendosje në vitin 2010.  Në legjislaturën e fundit ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, ku u angazhua në Komisionin Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Alban Hyseni është i martuar dhe ka dy vajza./Gazeta Enigma/

Related Articles