Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me Vlora Çitakun kanë vizituar qytetit e Agim Aliut, ku u bisedua për projektet zhvillimore të Ferizajt, shkruan Gazeta Enigma.
Aliu në një postim në Facebook ka shkruar se me lidershipin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, ka bashkëbiseduar për projektet zhvillimore të Ferizajt që i kanë dhënë kuptimin ndryshimit të qytetit e fshatrave, për ta çuar edhe më tutje, bashkë me deputetët tanë, si në nivel parlamentar ashtu edhe në atë të Qeverisë qendrore, zërin e kërkesave dhe projekteve të reja për Ferizajn./Gazeta Enigma/