Ministri i Infrastrukturës, ka bërë të ditur se po realizohet projekti i ri i Rrugës Kijevë- Zahaq, me vlerë rreth 90 milionë euro.
Rreth kësaj Aliu ka bërë të ditur se kanë anuluar projektin paraprak rreth kësaj rruge, i cili kushtonte 240 milionë euro.
“Përmes këtij projekti, i shpëtojmë buxhetit të Kosovës mbi 150 milionë euro”, ka theksuar ai përmes një postimi.