Ambasada Amerikane në Kosovë këshillon shtetasit amerikanë që të rishqyrtojnë udhëtimet për në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë këshillon shtetasit amerikanë që të rishqyrtojnë udhëtimet për në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë ashtu siç bën zakonisht, kësaj here në faqen travel.state.gov ka publikuar edhe një njoftim për shtetasit e saj, shkruan Gazeta Enigma.

Të dhënat e publikuara për Kosovë, me datën 22 nëntor, përmbajnë ndalesat e mundshme për virusin COVID-19, por edhe kujdesin ndaj sulmeve terroriste.

Në këtë njoftim thuhet se shtetasit amerikanë duhet të rishqyrtojnë udhëtimet në disa lokacione, ku kërkohet të bëhet kujdes për shkak të potencialit për trazirë civile për shkak të tensioneve etnike.

Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan janë lokacionet që përmenden në këtë faqe, ku kërkohet të bëhet kujdes.

“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike”./Gazeta Enigma/

Related Articles