Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën të premten për njohjen që mori nga shteti afrikan i Kenias, raporton Gazeta Enigma.
“Urime Kosovë për vendimin e Kenias për njohjen e pavarësisë së Kosovës! Kjo e vazhdon momentumin e Kosovës drejt forcimit të lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”, ka shkruar ambasada britanike.
Më 26 mars Kosovës i erdhi një njohje pas pesë vitesh që kur kishte ardhur e fundit nga Izraeli. / Gazeta Enigma.