Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves të mërkurën pak para seancës konstituive ka bërë të ditur se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku kanë biseduar për zgjidhjen e ngërçit.
Në një njoftim, Hargreaves ka thënë se me Osmanin është pajtuar që ngërçi i vazhdueshëm politik do të jetë i rëndë për Kosovën dhe popullin e saj.
“E urova presidenten Osmani në përpjekjet e saj për të dalë nga kriza në linjë me Kushtetutën e Kosovës dhe ia përmenda përgjegjësinë e të gjitha partive politike që të vendosin shtetin para interesave partiake dhe të gjejnë zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves.