Jonathan Hargreaves, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, të martën i ka bërë thirrje që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të aplikojë procedurat e duhura ligjore për certifikimin e Listës Serbe, duke mos i ndjekur “interesat politike”.
“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike. Ne presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të vlerësojnë certifikimin e Listës Serbe, sipas zbatimit gjithëpërfshirës dhe transparent të rregulloreve përkatëse”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë Lista Serbe ende nuk i është drejtuar zyreve të PZAP-së për ankesë. Kështu të paktën kanë konfirmuar nga ky institcion për Gazetën Enigma.
“Ju njoftojmë se deri më tani PZAP-i nuk ka pranuar asnjë ankesë nga Lista Serbe”, theksojnë nga PZAP. / GAZETA ENIGMA.