Ambasadori i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në festimet zyrtare të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në kuadër të këtij organizimi, ambasadori Dugolli ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Përmes një postimi, Dugolli u shpreh krenar për pjesëmarrjen në këtë ditë të rëndësishme për SHBA-në, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë së qëndrueshme mes dy vendeve.
“Krenar që qëndrojmë krah për krah me mikpritësit tanë bujarë për të nderuar rëndësinë e kësaj dite të veçantë dhe për të forcuar lidhjet e qëndrueshme mes SHBA-së dhe Kosovës”, shkroi ai.
It was a great pleasure to join the many festivities celebrating the 249th anniversary of U.S. Independence. Proud to stand alongside our gracious hosts in honoring the significance of this special day and in strengthening the enduring bonds between 🇽🇰 and 🇺🇸. pic.twitter.com/0W6OLjI53d— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 5, 2025