Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale – demokracia po kërcënohet në tërë kontinentin

Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale – demokracia po kërcënohet në tërë kontinentin

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, tha se Kosovës i duhen institucione funksionale.

Ai u shpreh se kjo është në interes të Kosovës sepse sipas tij, ka kërcënime ndaj demokracisë gjithandej kontinentin.

“Mendoj që Kosova si çdo vend tjetër ka nevojë për institucione funksionale, të gjitha institucionet, Kuvendi, Qeveria, poashtu nevojitet edhe gjyqësori i pavarur dhe mediat që funksionojnë mirë. Kjo është në interes të Kosovës, të shtetasve të Kosovës, është në interes të të gjithëve, sepse ka kërcënime ndaj demokracisë gjithandej kontinentin”.

“Ne jemi dëshmitarë me ato tentimet për ta manipuluar zgjedhjet në Moldavi, pastaj tentimet për të manipuluar zgjedhet në Rumani, zgjedhjet këtu në Kosovë janë përshkruar si të drejta nga BE-ja në vet ditën e zgjedhjeve gjithçka ishte në rregull dhe mendoj që qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë institucione funksionale pas asaj”, u shpreh tutje Guerot.

Related Articles