Tri forca politike në Gjermani, Partia Socialdemokrate (SPD), Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë (FDP), njoftuan të mërkurën arritjen e një koalicioni qeverisës.
Pavarësisht se nuk është diçka e re, në këtë marrëveshje përmendet edhe mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën, dialogun Kosovë-Serbi si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike.
I kënaqur që Kosova është në agjendë të qeverisë së re gjermane është shprehur edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde.
“Koalicioni i ardhshëm qeverisës në Gjermani nënvizoi përkushtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi dhe vuri theksin për të mbështetur integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike”, ka shkruar Rohde.
Sipas marrëveshjes së arritur janë edhe disa pika me rëndësi që prekin të huajt.
Shtetësia e dyfishtë dhe leje qëndrimi pa afat në vend do të lehtësohen, si dhe do t’u jepet mbështetje mbrojtëse objekteve të kultit që u përkasin myslimanëve.
Fëmijët e lindur nga prindër të huaj në Gjermani do mund të marrin nënshtetësinë gjermane me kusht që njëri prej prindërve të jetë rezident ligjor i vendit për 5 vjet.
Niveli i gjuhës së kërkuar në lidhje me shtetësinë për gjeneratën e parë të punëtorëve mysafirë që kanë shkuar në Gjermani, do të ulet dhe natyralizimi i këtyre personave do të lehtësohet./Gazeta “Enigma“/
Next ????????German Government coalition finalized its coalition agreement underlining commitment to visa liberalization for Kosovo, support for the Kosovo-Serbia dialogue and continued emphasis to support the Western Balkans integration into Euro-Atlantic structures#Koalitionsvertrag— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 25, 2021