Ambasadori Hovenier kërkon drejtësi për familjet e të zhdukurve në Kosovë

Ambasadori Hovenier kërkon drejtësi për familjet e të zhdukurve në Kosovë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, përmes një postimi në Twitter ka thënë se edhe pas më shumë se 20 vjetëve, familjarët s’kanë përgjigje për më të dashurit e tyre që u zhdukën me dhunë në luftën e fundit.

Hovenier tha se duhet të bëhet më shumë për të siguruar drejtësi dhe për ta përfunduar çështjen e personave të zhdukur.

“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe pas më shumë se 20 viteve, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe përmbyllje për këto familje dhe ata që i humbën”, thuhet në njoftimin e tij./Gazeta Enigma/

Related Articles