Ambasadori i BE-së konfirmon se heqja e masave varet nga themelimi i Asociacionit: Duhet të shohim hapa të tjerë

Ambasadori i BE-së konfirmon se heqja e masave varet nga themelimi i Asociacionit: Duhet të shohim hapa të tjerë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë një konference me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, ka folur edhe për masat ndaj Kosovës, të cilat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare.

Szunyog ka thënë se duhet të shohin hapa të tjerë për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Ai tha se janë tri pika për të cilat ka pritshmëri BE-ja nga Kosova për t’i hequr masat e përkohshme dhe pika për dialogun që e përfshin edhe Asociacionin.

“Fokusohet në tri fusha, deeskalimin në veri, zgjedhjet e parakohshme ne veri dhe angazhimin në dialog duke përfshirë themelimin e Asociacionit. Raporti e njeh se ka një progres të caktuar duke përfshirë themelimin e kornizës ligjore për zgjedhjet e parakohshme dhe disa çështje që lidhen me depërshkallzimin në ndërtesat komunale, por raporti thekson se duhet të shohim hapa të tjerë. Shpresojmë që hapat të merren sa më shpejt dhe masat të hiqen sa më shpejtë që Kosova të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues por edhe nga plani i rritjes”, ka thënë ai.

Related Articles