Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka njoftuar se në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka bërë të ditur se ka bërë homazhe në këtë fshat, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai ka rikujtuar një nga viktimat i cili ishte vetëm 14 vjeçar kur u vra nga forcat serbe.
“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeçar kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Kujtoni të kaluarën dhe ndërtoni të ardhmen e Kosovës” ka shkruar tutje ambasadori. / Gazeta Enigma.