Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës që t’i respektojë rekomandimet e nxjerra nga Komisioni i Venecias, lidhur me çështjen e reformave në drejtësi dhe Vettingut.
Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka treguar se sot ka takuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.
Hovenier ka shkruar në Twitter se me Haxhiun ka diskutuar rreth forcimit të mëtejmë të shtetit të së drejtës, derisa ka theksuar se SHBA-ja e mbështet Kosovën për nxjerrjen dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.
“Me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, diskutuam prioritetet e përbashkëta për forcimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe dhunës në familje dhe mbështetjen e SHBA-së për nxjerrjen dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësinë penale dhe vetingut”, ka shkruar Hovenier. /Gazeta Enigma.
With Justice Minister @albulenahaxhiu_, discussed joint priorities to further strengthen the rule of law, including combating corruption and domestic violence & U.S. support for eliciting and implementing Venice Commission recommendations on criminal justice reform & vetting. pic.twitter.com/MizAux6ypW— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 14, 2022