Ambasadori Kosnett merr pjesë në paradë, Kurti e Osmani mungojnë

Ambasadori Kosnett merr pjesë në paradë, Kurti e Osmani mungojnë

Sot është mbajtur parada e tubimi për Paradën e Krenarisë e komunitetit LGBTI, me moton “Bashkë dhe krenarë”, raporton Gazeta Enigma.

Mirëpo, në këtë tubim kanë munguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

Mungesën e Kurtit dhe Osmanit aktivisti i të drejtave të komunitetit LGBTI, Lend Mustafa, e ka konsideruar si të rrezikshëm.

“Krejt janë kanë të ftumë, ne i kemi ftu të gjitha institucionet, kemi prit shumë që kryeministri ka me dalë, kemi prit që presidentja ka me qenë prezentë, meqenëse ka qenë në hapje të javës, po të gjithë e dinë që rëndësia më e madhe është me dal në paradë”, ka thënë Mustafa.

Derisa, Kurti e Osmani nuk janë parë në këtë paradë, ambasadori amerikan në Kosovës, Philip Kosnett, ka marr pjesë në tubim.

“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett. 

Related Articles