Ambasadori Qehaja deklaratat e Gjuriqit, i quan të neveritshme dhe të rrezikshme

Ambasadori Qehaja deklaratat e Gjuriqit, i quan të neveritshme dhe të rrezikshme

Ambasadori i Kosovës në Maqedonin e Veriut, Florian Qehaja ka reaguar ndaj një deklarate të ambasadorit të Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.

Gjuriq në një postim në Twitter ka shkruar se “jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, rrafshi ynë verior, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët…”

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ambasadori Qehaja duke thënë se janë të neveritshme dhe të rrezikshme këto thirrjet për të mbrojtur botën serbe.

“Një person që njihet gjerësisht për thirrjet e tij qesharake “Aco-Srbine”, tani bën një thirrje të hapur për të mbrojtur botën serbe. Po aq e neveritshme dhe e rrezikshme”, ka shkruar Qehaja.

Related Articles