Lufta e ashpër që po zhvillohet në Ukrainë, ka bërë që shumë ukrainas ta lëshojnë shtetin e tyre, por ka edhe të atillë që kanë vendosur të mos largohen.
Këto ngjarje që po ndodhin në Ukrainë, kosovarët po i rikthen pas në kohë kur Kosova u shlirua nga Serbia pas agresionit nga serbët.
Sociologia Ganimete Ademi ka thënë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po prodhon pasoja edhe në Kosovë në sfera të ndryshme.
“Aq shumë po ndikon ajo luftë atje sa ne jemi çrregulluar këtu, në markete sheh rafte të zbrazura që ta japin ndjenjën e frikës, edhe pse përpiqesh t’a injorosh, në muhabetet e ndërsjellta dëgjon vetëm analiza e konkluzione që janë thjesht amatere, sepse sikur të ishim popull me aq shumë analistë sigurisht gjendja jonë e përgjithshme do të ishte në nivel ndryshe”, ka thënë Ademi për Enigmën.
Tutje ajo ka shtuar se “i kemi humbur njerëzit më të afërt dhe dhimbjen e tyre e kemi kaluar pa mundësinë e solidaritetit me të tjerët, i kemi shkëputur lidhjet farefisnore që kanë qenë vlerë shekullore e jona edhe atë në mënyrë tinëzare janë ftohur e bërë akull kjo padyshim është problem shumëdimensional”.
Sipas sociologes Ademi e gjithë kjo ka ndodhur sepse kanë ndryshuar shumë gjëra nga e kaluara.
“Ka aq shumë urtësi në mbajtjet e lidhjeve farefisnore sa s’mund të imagjinohet duke u nisur nga ndjenja e dashurisë e deri te mbështetja, kemi mbyllur biznese nga të cilat e kemi fituar bukën, n’a është plogështuar trupi e po jetojmë me vitamina”, ka deklaruar Ademi.
Portale të ndryshme e bëjnë këtë punë vetëm për klikime dhe askujt nuk i intereson gjendja e popullit nga postimet e pamjeve nga lufta në Ukrainë.
“Thënë troç jemi tjetërsuar dhe në këtë fazë të luftës për t’a rimarr veten na vjen si bakshish një luftë që e shkakton një superfuqi botërore, dhe mediat tona në paaftësi për t’i mbushur ekranet me gjëra të dobishme përcjellin lajme bombastike sa për të bërë klikime”, ka thënë ajo.
Tutje Ademi ka shtuar se “ky është tmerr, askujt nuk i intereson gjendja e popullit, askush nga portalet nuk mendon si do të ndihej një i sëmurë në shtrat derisa dëgjon “analistat” se po vjen lufta e tretë botërore”.
Po e gjithë kjo si mund të ndikoj në botën e një fëmije?
“Kjo thënie e dëgjuar shumë kohëve të fundit do të ndikonte në botën e një fëmije tashmë të rrënuar edhe nga periudha e pandemisë në pamje trishtuese në ekran, t’a mendojmë fëmijën tonë kur koha e lajmeve ka qenë tmerri i ditës, kur dridheshim si thupër, kur të rriturit polemizonin për luftën e tretë botërore që kurrë s’ndodhi, për atomin që e kishte Rusia e kurrë se lëshoj qe 40 vjet”, ka thënë Ademi për Enigmën.
Ajo thotë se duhet të kërkohet nga mediat të mos raportohen lajmet e detajuara, pasi që shumica nuk i shohin saktë dhe drejt ato.
“Ajo çka unë mendoj se duhet të bëjmë ne si popull është të kërkojmë me këmbëngulësi nga mediat të ndalin transmetimin e detajizuar të situatës, sepse jo të gjithë mund t’i shohin drejt dhe saktë ato”, ka deklaruar ajo.
Tutje Ademi ka shtuar se “për dikë pamja e një misi me armë në dorë paraqet një rezistencë të përgjithshme të popullit dhe gatishmëri për luftë, por për dikë tjetër është thjesht një foto sepse mund të mos i besoj sakrificës së saj përderisa ka gjetur kohë me i skuq buzët dhe ngjitë qerpikë andaj t’i kursejmë fëmijët dhe veten nga këto zhvillime, sepse të tjerët çlirohen nga lufta dhe vazhdojnë jetën e tyre pa pasur nevojë të punojnë natë e ditë për t’a siguruar shportën familjare”, ka përfunduar Ademi./Gazeta Enigma/