Gjatë së dielës, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka arritur në Tel Aviv.
Ai është në një turne në Lindjen e Mesme që synon të intensifikojë presionin diplomatik për të arritur një armëpushim në Gaza këtë javë.
Ky është udhëtimi i tij i 10-të me radhë në rajon që nga fillimi i uftës në tetor.
Sipas një zyrtari të të Departamentit të Shtetit, Blinken do të takohet të hënën me udhëheqës të lartë izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu.
Pas Izraelit, Blinken do të vazhdojë në Egjipt. /Gazeta Enigma